Në katër vitet e ardhshme do të fokusohemi për zhvillimin e ekonomisë lokale. Do të hapim 15 fabrika të reja, spa qendra me ujë të ngrohtë nga Kezhovica, ndërsa me përfundimin e gazifikimit, në rrjetin e gazifikimit do ti kyçim edhe ndërmarrjet publike dhe në këtë mënyrë edhe do të kursejmë edhe do ta ruajmë mjedisin jetësor, deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Shtipit, Ilco Zahariev.
Një nga projektet të cilat i promovoi është edhe “Shtëpi për të rinjtë me nga 1 euro metër katror”.
“1000 shtëpi për të rinjtë deri më 35 vjet. Këto parcela do të jenë pothuajse falas , nga një euro për metër katror, një parcelë do të jetë prej 250 deri më 300 metra katror. Do tu lirojmë nga tatimet komunale dhe do tu japim mundësi të rinjve të cilët jetojnë dhe punojnë në qytetin tonë që të ndërtojë shtëpi personale”, u shpreh Ilco Zahariev, Kandidat i VMRO-DPMNE-së për Kryetar të Komunës së Shtipit.