Prej sot, qytetarët e Shkupit do të mund t’i marrin në shtëpi çertifikatat e lindjes dhe ato të kurorëzimit. Këtë projekt e promovuan sot drejtorët e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe Postës së Maqedonisë të cilët u zotuan se të dhënat personale të qytetarëve janë të mbrojtura përmes një sistemi të posaçëm dhe të sigurt. Të drejtën për aplikim e kanë edhe personat e mitur. Për momentin projekti do të zbatohet vetëm në Shkup, ndërsa në të ardhmen parashihet që kjo mundësi tu ofrohet edhe qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Procedura është shumë e lehtë dhe e qartë. Qytetarët duhet të regjistrohen në faqen e internetit uvmk.gov.mk përmes sistemit të posaçëm dhe të sigurt, ta plotësojnë formularin dhe pastaj pas kryerjes së pagesës do të marrin konfirmimin për kohën e dërgesës së këtij dokumenti në adresën e tyre të banimit. Ky projekt do t’ju mundësoj qytetarëve shpejtësi gjatë aplikimit dhe shmangie të tollovive nëpër sportele- deklaroi Gjoko Kotevski, drejtor i Drejtorisë për udhëheqje të librave amë.
Të gjithë qytetarët që do të aplikojnë në Drejtorinë për udhëheqje të librave amë dhe do të vendosin që atë ta marin në adresë të shtëpisë ajo do të dorëzohet nga postierët e Postës së Maqedonisë në periudhë jo më të gjatë se 72 orë nga pranimi I të njejtës. Projekti fillon në zonën e qytetit të Shkupit dhe për një kohë të shkurtë ajo do të jetë në dispozicion edhe për qytetarët e qyteteve tjera të Maqedonisë. Të dy insitucionet seriozisht mendojnë që këtë mundësi t,ua ofrojmë edhe qytetarëve tanë që jetojnë gjatë vendit- deklaroi Fadis Rexhepi, drejtor i Postës së Maqedonisë./alsat-m/