Paraditja e sotme në Çair të Shkupit u karakterizua me pjesëmarrje të madhe policore, njofton shprehja. Aksionet policore filluan që nga orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve të portalit shprehja, aksione policore para mëngjesit ishin për arrestimin e personave të inkriminuar në lëndët narkotike. Ky aksion polcior u zhvillua në lagjen Dizhon, njofton shprehja.
Aksioni i radhës policor u zhvillua në afërsi të restorantit “Biznis”, në mesditë, njofon shprehja. Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni u zhvillua për sekuestrimin e armëve të dyshuara. Kështu, sipas qytetarëve të pranishëm, thuhet se policia nuk u kthye duar zbrazët, por me vete siguroi një armë të rëndë.