Duke u thirr në burime të afërta me hetuesinë, Makfax jozyrtarisht merr vesh se disa deputetë, ministra – kandidatë aktualë për kryetarë komunash, por edhe një gazetar kanë dëshmuar kundër Igor Jug dhe thonë se ai ka arritur të fusë armë në Parlament.
Një funksionar i lartë i LSDM-së, tani ministër aktual, para prokurorit në PSP ka deklaruar se Igor Jug ia ka vendosur revolen në kokë dhe se ai është nën rrezik nga Igor Jug, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas informacioneve të Makfaksit, kundër Igor Jugut kanë dëshmuar deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski dhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, të cilët janë nga Kumanova, i njëjti qytet prej nga është Igor Jug.