në emisionin Argument të TVM 2 kanë qenë të ftuar përfaqësues prej të gjitha partive politke shqiptare. Ndërkohë, është zhvilluar një debat i ashpër mes Emad Mehmetit të Lëvizjes BESA, dhe Valdet Xhaferit ish – ministër i Drejtësisë nga radhët e BDI-së.
Me këtë rast, Mehmeti i BESËS ka thënë: “Fushata në përgjithësi po zhvillohet e qetë, falë vullnetit të mirë të qytetarëve edhe pse po vërehen tendenca të disa subjekteve që të bëjnë provokime, siç ishte rasti i thyerjes së shtabit të Lëvizjes BESA në Butel. Vërehet qartë se dhuna dhe incidentet janë bë pjesë e kodit gjenetik të disa subjekteve, mirëpo kalon edhe kjo dhe besoj se pas zgjedhjeve të 15 tetorit nuk do të kenë më rast të keqpërdorin pushtetin për të thyer shtabe të partive tjera. Ekspertët tanë kanë përpiluar programin më të kompletuar në të gjitha komunat ku garojmë, duke marrë përvoja nga vendet më të zhvilluara, siç është Sllovenia, sigurisht kjo kompletohet me kandidatët profesionist pa hipoteka, njerëz që duan tia kthejnë pushtetin popullit, dhe që bashkëndjejnë çdo moment me popullin e tyre. Tashmë në bazë të mbështetjes që e kemi në teren veçse është konfirmuar fitorja e Lëvizjes BESA në Çair dhe Tetovë, jemi në garë të ngushtë edhe në komunën e Gostivarit, ndërsa 15 tetori do të sjellë edhe fitoren e madhe të Lëvizjes BESA edhe në shumë komuna tjera shqiptare. Sepse në fakt fitorja e Lëvizjes BESA është fitore e popullit kundër atyre që ua harxhuan të ardhmen brezave, mafias urbane, udhëheqësve të paaftë dhe të papërgjejshëm, kundër investmeve diskriminuese, kundër pafuqisë politike dhe kundër atyre partive, siç është BDI e cila është shërbëtore dhe degë e zellshme herë e VMRO-së, herë e LSDM-së, e herë të dyjave bashkërisht”.
Tutje Mehmeti ka thënë se: “Realisht prita sonte nga përfaqësuesi i BDI-së që të jep përgjegjësi se përse kanë dështuar krerët e komunave shqiptare që udhëhiqen nga BDI në të gjitha aspketet deri më tani, e jo të premtojnë gjëra të njejta me programe të përsëritura për disa fushata me radhë. Është e pafalshme që në shekullin 21, po thuajse të gjitha komunat shqiptare të ballafaqohen me problemin e ujit të pijes dhe kanalizimit, këto probleme nuk do të jenë më temë e diskutimit me ftoren e Lëvizjes BESA, përtej premtimeve elektorale ne do të angazhohemi fuqimisht në sjelljen e investimeve, sepse tashmë në kemi partnerët tonë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të bashkëpunojnë me politikanët e BESËS për kryetar komune, të cilët janë me duar të pastra, e të cilët interesin e qytetarëve e vendosin parasegjithash”./Sakte.net