Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se harmonizimi i legjislaturës së vendit me atë të Bashkimit Evropian dhe reformat në të gjitha sferat mund të bëhen vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithë aktorëve politik. Duke elaboruar para studentëve të Universitetit FON, rolin vendimtar që ka institucioni që ai drejton, Xhaferi apeloi te të gjithë aktorët politik që të angazhohen në forcimin e rolit kontrollues dhe mbikqyrës të Kuvendit mbi institucionet tjera e në veçanti mbi Qeverinë.
Do ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe publikisht do të apeloj deri te shumica parlamentare dhe opozita, deri te pushteti ekzekutues, opinioni akadaemik, sektori joqeveritar, bashkësia e biznesit dhe deri te secili individ, ejani, siç thotë populli “t’i përvjelim mëngët” dhe secili varësisht pozitës, dijes dhe me përgjegjësi të plotë të veprojmë në realizimin e përcaktimeve tona strategjike. Bashkimin Evropian dhe NATOn para së gjithash duhet t’i kuptojmë si vlera dhe standarde të cilat sigurojnë të tashme stabile dhe të ardhme më të mirë”, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit