Portali Almakos vazhdon intervistat me kandidatët e kryetarëve të komunave. I intervistuari i rradhës ishte piikërisht kandidati i Lëvizjes Besa për komunën e Gostivarit, Asaf Ademi. Në intervistë Ademi tregon arsyet të cilat e çuan të njejtin ta pranoj kandidaturën. Kandidati i Beseës për Gostivarin për Almakos tha se nëse ai do të vi në krye të komunës do të inicoj revidimin e planit general urbanisitik, dhe do të mundohet që qytetarëve të Gostivarit tua bëjë jetën më të lehtë me ndryshimet në të mirë të shoqërisë e jo ndryshime në të mirën e ndonjë personi ose klani.
“Aryseja që unë e pranova këtë sfidë është që unë të jemë më I afërt me qytetarët tua ndëgjoj hallet e problemet me të cilat ata ballafaqohen për ç’do ditë dhe të mundohem t’ua zgjedh problemet atyre nëpërmjet menaxhimit sa më efikas dhe në mënyr të duhur të buxhetitit të komunës”, tha Asaf Ademi.
“Në qoftë se unë zgjedhem kryetar komune do të inicoj revidimin e planit general urbanisitik, në të cilin do të bëhen ndryshime në interes shoqëror, e jo personal e klanor. Kemi identifikuar zona të cilat janë në pronësi të shtetit dhe do të bëjmë rregullimin e tokës ndërtimore, gjegjësisht do të bëjmë zonë industriale e cila do të jetë në pronësi të komunës dhe e cila do të jetë më se e nevojshme që të thithim, investime, qoftë ata vendore ose të huaj”, u shpreh më tutje Ademi.