Bedri Ajdari familjar I të akuzuarve të rastit “Monstra” u ka bërë apel partive politike që në këtë kohë të fushatës zgjedhore që të mos bëjnë fushatë me rastin “Monstra”. “Meqë jemi në fushatë zgjedhore, do isha lutur që rasti “Monstra” të mos keqpërdoret për përfitime politike pasi kostoja është shumë e madhe. Të jemi të qetë. Fushata ka mënyra të tjera se si bëhet. I dinë ato i kanë programet e tyre, por jo edhe në këtë mënyrë. Si familjar dhe si kryetar i këshillit organizativ për rastin “Monstra” do të apeloj që të mos keqpërdoret. Faleminderit prej të gjithëve që kanë kontribuar”, ka thënë Ajdari. Ky apel i Ajdarit vjen pasi që dje pas kërkesës së Prokurorisë për të rikthyer lëndën e rastit “Monstra” në gjykim nga fillimi, disa eksponentë partiak të LSDM-së dhe BDI-së tentuan ta përvetësojnë këtë vendim të gjykatës si e arritur e tyre./Rajoni.net/
Data 28.02.2025
Aktuale
- Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit
- Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram
- Richard Teng i Binance mbi turbulencat në tregun e kriptovalutave: Tërheqje taktike, jo rënie strukturore
- Urim i koalicionit VLEN me rastin e muajit të Ramazanit
- Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak
- VLEN: Në vend të një feste për fëmijët, hapja e kopshtit u kthye në tubim politik
- Fjolla Morina përfundon në spital
- Albin Kurti shpreh ngushëllime për humbjen e Bajram Qerkinit, një simbol i luftës për të zhdukurit