Në kuadër të fushatës zgjedhore kandidatët pretendent për të fituar komunën e Tetovës, vazhdimisht janë në teren duke vizituar lagje të ndryshme. Gjatë ditës së sotme Adnan Neziri Aleancës për Shqiptarët vizitoi repartin e mehanizimit të Ndërmarrjes Publike Komunale.
Pas vizitës që Neziri i bëri kësaj Ndërmarrje para mediumeve deklaroi: “Shërbimet e kësaj ndërmarrje nuk janë në nivel. Dhe si kandidat i mundshëm isha qv për së afërmi të marrim informata bazike nga baza të shohëm se ç’farë shërbime ofrohen.
Nga informatat e banorëve ne kemi të dhëna se shërbimet publike nuk janë mirë të realizuara apo të organizuara. Mendojmë se në kuadër të kësaj ndërrmarje duhet të bëhet rioarganizimi i punëve, si i shërbimeve ashtu edhe ai administrativ. Ne mendojmë se patjetër duhet të bëhet një riorganizim i tillë pasi që kjo Ndërmarrje mbulon shumë sfera të shërbimeve publike. Si të ujësjellsit, higjienes, gjelbërimit…”