Pohimi që premtimi i Taravarit për Spitalin e Gostivarit është mashtrim, është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Financave. Nga atje, konfirmojnë që buxheti për vitin 2018 ende është në fazën e përgatitjes dhe se i njëjti ende nuk është sjellur.
Me këtë konfirmim nga Ministria e Financave, dhe që verifikohet nga dokumenti zyrtar i lëshuar nga ky institucion, rezulton që premtimi për 11 milion eurot që do të investoheshin në Spitali e Gostivarit është një premtim në ajër i Taravarit. “Lënda e kësaj kërkese për informacion që lidhet me buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, i cili është në fazën e përgatitjes dhe ende nuk është sjellur”, thuhet mes tjerash në kumtesën zyrtare të lëshuar nga Ministria e Financave. Si reagim nga partia e Taravarit në Gostivar, për lajmin që premtimi i Taravarit rezulton të jetë një mashtrim, prezantuan disa fotografi të projektit për rekonstrumin e Spitalit.
Investimi jonë flet që projekti ideoi i prezantuar nga ky subjekt politik është i huazuar nga një person i cili të njëjtin projekt e ka përdoruar për qëllime studimore.