Mijallkov tregon pse maqedonasit preferojnë gjithmonë BDI-në për partner koalicioni! Dëgjone! (Video)
Besnikëria e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti ndaj partnerëve të tij maqedonas, është shkaku kryesor pse këto parti gjithnjë zgjedhin BDI-në për partner koalicioni, thonë burime partiake. Ahmeti dhe BDI pas ;do zgjedhjeve hunbin gjurmët e platformës së tyre zgjedhore dhe përveshin mëngët për t’i realizuar platformat e partnerëve maqedonas. Burimet tona thonë se preferencat e partive maqedonase për të pasë partner BDI-në mund të konstatohen edhe nga një “bombë” e publikuar para dy viteve nga kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Edhe pse opinioni mendonte se “partner strategjik” i VMRO-DPMNE-së është PDSH-ja, kurse BDI është armik i tyre, biseda e Sasho Mijallkovit me gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas tregon se ai ka mendim shumë më të mirë për Ali Ahmetin se sa për Thaçin.
Në këtë bisedë vërehet se Mijallkovit nuk i pengon as fitorja e Bujar Osmanit në jësinë numër 4 edhe pse Llatas mundohet ta frikësojë.
Kjo video shërben si një mësim i mirë për votuesit shqiptarë, se ajo parti që është e pranueshme për të gjitha partitë maqedonase, nuk mund të jetë e mirë për shqiptarët./rrugadrejt