Zahir Beqiri ose ndryshe Çaushi, i dënuar me vepër penale, i cili kërkon nënshtetësi, ku edhe ka lindur në Maqedoni, gjatë gjithë jetës nuk i ka siguruar. Dhe për këtë ai, fajëson partitë shqiptare.
Gabimi më i madh i partive politike shqiptare, është se asnjëhernuk e hapë nçështjen e shqiptarëve për nënshtetësi, kështu thot, Zahir Beqiri, “Çaushi”.
Çaushi ka një pyetje për të gjithë partite politike. A e dini ju se sa njeri është pa dokumente?
“Unë jam i lindur në këtë shtet, pikërisht sot i mbush 42 vite, por nuk kam asnjë të drejtë dhe asnjë dokument. Jam i diskriminuar, diku mbi 50 mijë shqiptar janënë të njejtën situatë sikur unë. Si nuk keni pak turp? Asnjë të drejtë nuk e ke kur nuk ke asnjë dokument. Nuk mund të shkosh te mjeku, pa pare, kështu nuk shkon,nuk kemi as ndihmë sociale, asgjë, ne jemi si të vdekur, nuk mund të punësohemi, pa dokumente”, thotë Çaushi.
Ai shton se edhepseështënë burg, sjelljet e policisë ndaj tij janë shumë të vrazhda , sikurse të mos jetë banor I këti vendi.
“Haram ju qoftë vota e ç’do shqiptari, se problemin e dokumentave presim që ta rregullojnë partite shqiptare,sepse nukmund tëpresim që çështjen e dokumentav dhe rregullimit të tyre ta ngrejnë partite maqedonase asnjëher” deklaroi ai.
Beqiri për fund nuk nguron t’I mallkoj partitë shqiptare, njëherit edhe t’i pyet se pse të njëjtët janë në pushtet, kur mendjen e kanë vetëm tek karrikja dhe jo te populli./Almakos/ (M.I)