Në BDI kanë konfirmuar bashkëpunimin me LSDM-në, me çka si duket po fillon realizimi i paralajmërimit që pat bërë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para më shumë se 10 viteve, kur patë thënë se shqiptarëve dhe maqedonasve u nevojitet një parti e përbashkët social demokrate.
Shqiptarët gjatë kohë mendonin se ëndrra e Ali Ahmetit që nuk na e tregonte ka ndonjë karakter kombëtarë, mirëpo po del se kjo ëndërr paska qenë kthimi I Bashkim vëllazërimit jugollav.
Deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri shton se bashkëpunim LSDM-BDI mund të ketë edhe para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
“Kjo është hera e parë që të ketë marrëveshje për bashkëpunim që në raundin e parë. Më herët ka pasur marrëveshje për bashkëpunim në raundin e dytë. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi koalicion edhe para zgjedhjeve parlamentare”, thotë deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, transmeton Gazeta Lajm.