Gabimet në tekstet shkollore do të mënjanohen nëpërmjet procesit të reformave në dikasterin e arsimit, në të cilin është kyçur edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Drejtori i këtij Institucioni Rizvan Bela tha për Alsat M se grupet e punës punojnë në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Arsim fillor dhe atë të mesëm si dhe në ligjin për tekstet shkollore.
Në grupet punuese janë të përfshirë mjaft persona nga Byroja e Arsimit. Në pjesën që e mbulon byroja për zhvillimin e Arsimit jam i bindur se nuk do të lejojmë që të kalojnë më tutje këto gabime, prandaj këtu te ne jepen mendimet profesionale në lidhje me një libër dhe ato do të shqyrtohen shumë mirë, dhe pastaj për gjërat tjera vendos komisioni i cili është kompetent nga MASH. Ne do të insistojmë që të mos ndodhin më gjëra të tilla sic kanë ndodhur më parë- deklaroi Rizvan Bela, drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
Profesori Avzi Mustafa konsideron se autorët e librave në të cilët janë konstatuar gabime të ndryshme i teknike ashtu dhe përmbajtësore duhet të mbartin përgjegjësi për lëshimet që bëjnë.
Në bazë të këtyre teksteve që ekzistojnë, kemi urrejtje kemi paragjykime të ndryshme, kemi histori të shkruara nga politikat ditore dhe që nuk janë të dokumentuara shkencërisht dhe kjo ndikon në gjendjen e nxënësit, dhe ai ashtu do tw rritet do tw edukohet dhe mw vonw do tw kwrkojnw mekanizma pwr tu mbrojtur dhe njw bashkwkombasin e vet do ta shikojw si njw armik. Të gjithë autorët dhe koautorët qw marrin pjesw duhet të jenë më të vëmendshëm sepse nëpër tekstet e historisë ku marrin pjesë edhe shqiptarët, i lejojnë qw tw dalin kwto tekste me gabime tw mwdha qofshin shkencore apo nw gjuhën e urrejtjes, dhe ai të mos marrw përgjegjësi prej kësaj, është dicka e pa vend dhe nuk wshtw meritore- tha profesori Avzi Mustafa.
Në procesin e reformave, inicuar nga ministria e Arsimit marrin pjesë institucionet e caktuara Arsimore të cilat janë nën kompetencë të kësaj ministrie. Nga Ministria e Arsimit thonë se procesi i reformave do të zhvillohet në tre faza.