Instituti për të Drejtat e Njeriut organizon debat të hapur në temën “Këshilli gjyqësor i RM-së garanci e pavarësisë gjyqësore”, në të cilin u prezantuan raporti i tretë tremujor nga monitorimi i punës së Këshillit gjyqësor të RM-së për periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, njohton Almakos.
Sipas Panelistëve Këshilli Gjyqësor,është larg syve të publikut, dha gjykimeve mbi punën e kryesisë të gjykatave. Faqja e internetit të Këshillit Gjyqësor ka vetëm biografitë e kandidatëve të zgjedhur, si kryetarët e gjykatave, por jo të kandidatëve të tjerë, të rinj. Raporti, ku ky institucion do të paraqiste në mars, e paraqiti atë në korrik. Këto janë disa nga vërejtjet e Institutit për të Drejtat e Njeriut në raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor në periudhën korrik – 2017.
Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski tha se ministria ka marrë parasysh të gjitha raportet ndërkombëtare dhe të përgatitur një strategji për reformën gjyqësore.
Këshilli Gjyqësor, sipas dispozitave ligjore, është një organ i pavarur dhe autonom. Por për punën e tij në disa raporte ndërkombëtare ka pasur kritika të profesionalizmit.
Në panel u duk edhe profesor Mersel Billalli, i cili arsyetoi prezencën e tij.
“Jam anëtar i këshilllit drejtues për të drejtat e njeriut dhe e dyta këtu jam si pjesë e ekspertizës, e cila ka të bëjë me segmentin, me kushtet, të cilat gjyqësori duhet t’i plotësojë, konform standardeve të Unionit Evropian. Pra nuk jam eksperti, i cili mund të trajtojë çështjet e brendshme të funksionimit të gjyqësorit, prokurorisë apo gjykatës, të segmenteve të ndryshme të kontrollit, siç është këshilli për verifikimin e fakteve apo këshilli gjyqësor, por këtu jemi në rend të parë, sot, të dëgjojmë dyekspert të shquar, nga të cilët veçanërisht duhet çmuar për ekspertën nga Sllovenia, e cila me një përvojë jashtëzakonisht të madhe, sa i përket gjyqësorit edhe në suaza të UE-së. Kjo është një e mirë, se cilët janë përvojat e tyre në cilësinë e transformimit të përgjithshëm të gjyqësorit, në aspekt të pavarësimit të gjyqësorit dhe eliminimit të politikave qeveritare apo politikave të ndryshme partiake, të cilët, për fat të keq, kanë qenë një kohë të gjatë në ndikimin e gjyqësorit tonë.
Ekziston një grup, që punon seriozisht në ndërtimin e platformave, konform parimeve të Pribes, ku sëshpejti di të del ai grup punues me të dhëna konkrete sëbashku me analizat ekzistuese dhe sugjerimet se çfarë duhet të bëhet, çfarë transferime duhet të ndodhin. Gjegjësisht gjykata në RM, ose jurispodenca është para një transformimit radikal, për t’u bërë funksional, për aq sa duhet dhe duhet të bëhet”, tha Bilalli, për Almakos.
Ai thotë se akoma nuk kanë ndodh ndryshime, vetëm se ndryshime në kokën e njerëzve. Por, tani janë çliruar nga frika dhe mund të veprojnë ndryshe, por ai nuk amneston nga funksionimet më të vjetra, është relative se dikush pse është nënshtruar frikës, a duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë përshkak se nuk ka qenë imun ndaj kërcënimeve me frikë, janë problem që shumë vështirë të diskutohet në një shtet jo aq demokratik.
R.M
Almakos.com