Derisa në opinion thurren legjenda urbane se si kryetari i Alenacës për shqiptarët, Zijadin Sela, e ka detyruar ministrin e shëndetësisë, Arben Taravari të kandidoj për kryetar të Gostivarit, për ta djegur politikisht në këto zgjedhje lokale, vetë Taravari në një intervistë ekskluzive për Almakos, sqaron të vërtetën, se si në momentin e fundit e kishte habitur Selen kur kishte paraqitur ambicjen për të sfiduar kandidatin e BDI, Nevzat Bejta.
Ndiqni detajet interesante se si Taravari mori vendimin befasisht për t’u kandiduar në Gostivar dhe tregon se kush e detyroi të kandidojë në këto zgjedhje.
Njëkohë krenohej me profesorin e tij të gjimnazit Nevzat Bejta, por çfarë ka ndodhur ndërkohë që është dëshpruar prej tij dhe pse e akuzon rëndë qeverisjen e Bejtës.
Në këtë intervistë Taravari elaboron edhe vizionin e tij shumë interesant për Gosrtivarin dhe projektet prioritare, të cilat do t’i realizonte nëse zgjidhet kryetar i komunës.
Ndër të tjera, Taravari flet edhe për mundësinë e bashkëpunimit opozitarë në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe për rolin e dyfishtë të LSDM në garën elektorale në Gostivar.