Kandidati I BDI-së në Saraj Blerim Bexheti, gjatënje debati televizic ka elaboruar programin e tij zgjedhorë në detaje, ku rëndësi më të madhe I dha zhvillimi ekonomik lokal. Ai në këtë debat, ju tha kundërshtarëve të tij se në këtë shesh që po zhvillohet debate është një vepër kapitale e BDI-së, duke përmendur Shkollën e Mesme në Saraj, Çerdhen dhe Objektin e Komunës.
“Me marrjen e mandatit si kryetar komune, që në mbledhjen e parë të Këshillit komunalë, do të përgjysmojmë taksat për komunalit, në sferën e ndërtimit. Një kërkesë të tillë e kemi inkorporuar në program zgjedhore, në bashkëbisedim me biznesmenët lokal dhe me qytetarët. Mendojmë, se ky vendim do të jetë një infuzionimin për kompanitë lokale,për të rritur dhe zhvilluar aktivitet e tyre, në biznese të ndryshme. Besojmë në fuqizimin e sektorit privat në Saraj, dhe me të nijetin deri më tani kemi patur një bashkëpunim. Saraji tani më po bëhet një komunë gjysmë urbane dhe e zhvilluar në sferën ekonomike. Sigurojë se në të ardhmen Komuna e Sarajit, do të jetë mbështetës I fort I sektorit privatë”, theksoi Blerim Bexheti, kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit, në emisionin “ClicPlus”.
Gjatë debatit të hapur, ku ishte I pranishëm edhe publiku që parashtronte pyetje, Blerim Bexheti, ju është përgjigjur drejtpërdrejtë, në përjashtim të disave që ishin individuale dhe me tendencë të partive për të përfituar ndonjë pikë politik./Almakos
Data 11.08.2025
Aktuale
- PAMJET NGA DRONI/ Gazetarët në protestë kundër fikjes së sinjalit të News24, IKMT shemb dhe dëmton transmetimin e TV, preken serverat e arkiva
- Aggeler iu bashkëngjit ekipit të RMV-së, që po qëndron për vizitë në Vermont të SHBA-së
- Sot varoset personi që humbi jetën nga përleshja me armë në Tetovë
- Me shkas: Punësimet, VLEN-i, Premtimi për Ndryshim, Profesionalizmi dhe Meritokracia e premtuar
- Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së kryeministrit Mickoski
- Bujar Osmani nga shkolla “7 Marsi” në Çair: “Kjo shkollë më bëri mua, tani është koha të bëj unë për të”
- Ekonomia në Retrovizor
- Ulen çmimet e derivateve të naftës