“Nëse shumëllojshmëria multikulturore i afron popujt?” është titulli i
debatit edukativ të cilën pasdite sot e organizon Shtëpia e kulturës “Koço Racin” – Shkup.
“Në debatin do të flitet se nëse shumëllojshmëria multikulturore është pasuri kombëtare, se nëse është bazuar vetëm në etikën tonë dhe filantropinë ose nevojitet të jetë më shumë se politikë dhe sistem kushtetues-politik, nëse miltukultura është trashëgimi e pasur historike, se nëse të rinjtë kanë paragjykime ndërkulturore ose ndëretnike, se si të tejkalohen normat etnike dhe tabutë, se nëse arti i tyre, letërsia, stilet e jetës paraqesin përmbledhje e modeleve unike shpirtërore, materiale,
intelektuale dhe emocionale të një shoqërie”, njoftoi organizatori i ngjarjes.
Në këtë temë do të flasin profesorët Nano Ruzhin, Vasill Tocinovski, Mersel Bilalli dhe do të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme nga “Josip Broz Tito”, “Vasill Antevski Dren” dhe nga “Zdravko
Cvetkovski”.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin
- Kosova synon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës: Çfarë do të thotë kjo për të drejtat dhe zhvillimin e saj?
- Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit
- Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram
- Richard Teng i Binance mbi turbulencat në tregun e kriptovalutave: Tërheqje taktike, jo rënie strukturore
- Urim i koalicionit VLEN me rastin e muajit të Ramazanit
- Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak
- VLEN: Në vend të një feste për fëmijët, hapja e kopshtit u kthye në tubim politik