Deputeti i BDI-së Artan Grubi duke treguar fotografi në të cilët shihet si deputeti i VMRO – DPMNE-së Anotnio Milloshoski proteston në vitin 1997 kundër mësimit në gjuhën shqipe në Fakultetin Pedagogjik, pyeti si është e mundur që Milloshoski të jetë hipokrit dhe tani të tregohet si avokat i shqiptarëve.
“Ish ministri për punë të jashtme në atë kohë kërkonte dhoma gazi për shqiptarët dhe thoshte që vetëm shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë. E pyesim veten si mund ai tani të jetë aq i zemëruar për interesat e shqiptarëve”, deklaroi Grubi.
Mes tjerash, sipas Grubit, kjo sjellje e VMRO – DPMNE-së ka të bëjë me faktin që BDI-ja e dërgoi VMRO – DPMNE-në në opozitë.