Erkan Arifi nga BDI, Shaban Zendeli nga Lëvizja BESA dhe Bekim Afuzi nga Aleanca për Shqiptarët janë tre kandidatët që garojnë për komunën e Likovës në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, informon INA. Edhe pse kundërshtarë politik ata sot bashkërisht kanë pirë kafenë e mëngjesit, duke diskutuar për zgjedhjet dhe elektoratin e kësaj komune. Tre kandidatët me këtë gjest i kanë dhënë një frymë të re fushatës zgjedhore dhe konkurrencës në garën zgjedhore. “Një moment i ri në skenën politike. Një kafe me oponentët!”, ka shkruar Bekim Afuzi, i cili ka nxjerrë foton e përbashkët në njërin nga lokalet e komunës së Likovës. Ky gjest mjafti i nevojshëm për skenën politke shqiptare, por fatkeqësisht i mungur deri tani, është përshëndetur edhe nga ambasadorë të huaj në vend.
Data 28.02.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski dhe Mexhiti në takim me Erdoganin, nënshkruhet deklarata për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim
- Big Brother VIP Albania publikon pamjet kur Gjesti ngjitet në mur dhe largohet nga shtëpia
- Kërkon largimin e Prokurorit të çështjes/ Erion Veliaj i dërgon letër Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
- Mickoski në Istanbul: Turqia është miku ynë më i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar
- Snopçe: Sistemi i drejtësisë në Maqedoni, një nga sëmundjet më akute të shtetit
- Mexhiti takoi Erdoğan: Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim
- OKH Merhamet filloi projektet humanitare të Ramazanit
- Toshkovski: Burgu i Shkupit më shumë funksiononte si subjekt juridik turistik- hotelierik sesa si burg