Donacioni në vlerë prej 207.000 dollar amerikan përfshin pajisje për parandalimin e kriminalitetit kufitar, kompjuter, vetura për patrullim dhe për terren
Si pjesë e bashkëpunimit afatgjatë me qeverinë e Maqedonisë në përforcimin e sigurisë kufitar dhe implementimin e ligjit, Shtete e Bashkuara do të dhurojnë pajisje për Ministrinë e Punëve të Brendshme- policia kufitare, për Ministrinë e Financave-drejtoria doganore dhe për drejtorinë për siguri radiacionale. Donacioni, në vlerë prej 207.000 dollar amerikan përfshin pajisje për parandalimin e kriminalitetit kufitar, vetura për kontrolle në terren, kompjuter etj. Programi për kontroll të eksportit dhe siguria kufitare (EXBS) dhe program ndërkombëtar për ndihmë dhe trajnime gjatë hetimit të veprave penale (ICITAP) pranë Ambasadës së SHBA do të dhurojnë pajisje me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të shërbimeve kufitare të Maqedonisë për të pasur kontroll profesional dhe operim efikas në vendkalimet kufitare. Pajisjet e dhuruara po ashtu do ta përmirësojnë kapacitetin e këtyre tre agjencive në parandalimin e aktiviteteve jolegale; lufta kundër kriminalitetit kufitar dhe terrorizmit; zbulimi i radiocionit dhe identifikimi i armëve për zhdukje në masë . Ambasadori i SHBA, Xhes Bejli, do të merr pjesë në solemnitetin e ekspozimit të donacionit që do të zhvillohet nesër në vendkalimin kufitar Bllacë të Shkupit.