Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në fillim të seancës ka qortuar shumicën parlamentare se nuk kanë siguruar kuorum.
“Ju thash se duhet të vini dhe të siguroni kuorum. Nëse nuk kuptoni në gjuhën maqedonase do ju them edhe në shqip. Por si duket nuk kuptoni. Nëse ka nevojë edhe do ua vizatoj që të më kuptoni dhe të siguroni kuorum”, ka thënë Xhaferi, raporton Post.mk nga Parlamenti.