– Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski në
intervistë për TV Alsat-M thekson se partia që ai drejton nuk është kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, por ligji për zyrtarizimin e saj të jetë në korniza të Kushtetutës.
“VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër përdorimit të gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, duke e përfshirë edhe gjuhën shqipe. LSDM dhe Zoran Zaev luajnë lojë që para zgjedhjeve lokale të ofrojnë ligj i cili është jo-kushtetues. Ky ligj do të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë LSDM dëshiron të mashtrojë dhe përfitojë vota të shqiptarëve. Në fazën e parë të ligjit ne nuk mund
ë dorëzojmë amandamente, por në fazën e dytë këtë do ta bëjmë”, theksoi Gruevski.
Madje, Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.
Sipas Gruevskit, dhuna në Kuvend më 27 prillin e sivjetshëm nuk duhej të ndodhte, por se faj të madh për këtë kanë pasur procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “200”, në pyetjen nëse është i gatshëm të japë dorëheqje nga funksioni lider i partisë nëse i humb zgjedhjet e ardhshme lokale u përgjigj se “kryetari i partisë e
mban përgjegjësinë kryesore”.
Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar popullatën.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks
- Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit
- Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, Arqimandriti: Termi ‘gjini’ nuk cenon identitetin burrë e grua, por mbron ata që ndihen ndryshe
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit