Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, tha sot ( e martë) se ministria që ai drejton është e angazhuar maksimalisht për lehtësimin e procedurës për marrje të lejes së ndërtimit, veprim me të cilin parashihet edhe pakësim i procedurave dhe shpenzimeve, shkruan Almakos.
“Lehtësim do të ketë në procedurën e përgjithshme gjatë marrjes së lejes për ndërtim që i lëshojnë edhe komunat edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ai është proces i lehtësimit që shpresoj se edhe përmes këtij debati dhe asaj që e kemi si ide nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të realizohet në periudhën në vijim më së shpejti me qëllim që ta ndjejnë edhe ndërmarrjet edhe qytetarët, në mënyrë që të mos kemi pritje prej gjashtë deri tetë muaj për leje për ndërtim”, tha Sugareski.
Ndryshimet ligjore që do t’i propozojë Ministria Dikasteriale janë pjesë e reformave të planifikuara në rregullativën në sferat ndërtimtari, urbanizëm dhe planifikim hapësinor për të cilat sot debatuan institucionet kompetente me përfaqësuesit nga Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të autorizuar.
Ndër të tjerat sot u tha se planifikohet edhe harmonizimi i Ligjit për ndërtim me Ligjin për trashëgimi kulturore.
Megjithatë ndryshime pritet të bëhen edhe në Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik me të cilat përmes debatit të kompetentëve do të duhet të konstatohet me çfarë përqindje gjatë ndërtimit duhet të përfshihet gjelbërimi.
Në takimin e sotëm pjesëmarrës ishte edhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, Borjanço Micevski, sipas të cilit shpeshherë komunat marrin kompetencat që të japin leje ndërtimi për objekte për të cilat nuk kanë të drejtë ligjore.
“ Inspektorët më shpesh përballen me lëshime në të cilat komunat nuk i përmbushin përgjegjësitë e veta dhe marrin për të drejtë të lëshojnë leje për ndërtim për disa objekte për të cilat nuk kanë kompetenca, e më pas edhe nuk veprojnë në bazë të të gjitha ankesave nga qytetarët. Në atë situatë, inspektorët përballen me problemin që çdo ditë të reagojnë ndaj parregullsive të inspektorëve të autorizuar ndërtimor që gjithsesi është në kolizion me Ligjin sepse ne si Inspektorat mund të bëjmë kontroll vetëm në ndërtimet nga kategoria e parë, ndërsa ndërtimet nga kategoria e dytë janë në kompetencë të inspektorëve të autorizuar ndërtimor”- tha Borjanço Micevski
Ligji për ndërtim prej vitit 2009 deri më tani 25 herë ka pësuar ndryshime sipas, potencoi, nevojave ditore-politike dhe çdo nevoje tjetër, u tha në punëtorinë e sotme.
Në punëtori, e cila ishte në organizim të Inspektoratit shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm, morën pjesë përfaqësues nga Qeveria, ministritë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Këshillit inspektues, Inspektoratit shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm, Ministrisë së Kulturës, Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, inspektorë të autorizuar ndërtimor dhe urbanistik, si dhe nga Fakulteti i ndërtimtarisë dhe Fakulteti arkitektonik.
Evi Shkopi
Almakos.com