Për përmirësimin e kapacitetit në sektorin e bujqësisë ndaj
ndikimit të ndryshimeve klimaterike, është e nevojshme përshtatje përkatëse e politikave dhe programeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me ç’rast do të ndërmerren masa konkrete, tha ministri Lupço Nikollovski në hapjen e punëtorisë me temë
“Zvogëlimi i ndjeshmërisë së bujqësisë prej ndryshimeve klimaterike”, që mbahet në Mavrovë në organizim të Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (FAO).
Si hapa konkretë, ministri Nikollovski i theksoi definimin e masave për përshtatje ndaj ndryshimeve klimaterike dhe integrimin e tyre në programet për mbështetje financiare të Ministrisë dhe vendosjen
e kapacitetit institucional përkatës dhe përforcimit të tij përmes një serie trajnimesh me çka do të mundësohej krijimi dhe zbatimi efikas i politikave për përshtatje ndaj ndryshimeve klimaterike.
“Në kuadër të “Projektit për zvogëlimin e ndikimit negativ prej ndryshimeve klimaterike, të mbështetur nga FAO, stacione agrometeorologjike moderne, të cilat gjatë këtyre ditëve do të instalohen në tre lokacione: Gradsko, Koçan dhe Strumicë. Me to do të menaxhojë Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Në këto tri rajone prodhuese ku prodhohen kultura bujqësore strategjike: kulturat kopshtare, pemëtaria dhe orizi, është shumë e rëndësishme ndjekja e rregullt e motit, ndërsa
informacionet do të jenë në dispozicion deri tek bujqit përmes ueb faqes së sapohapur të DPHM. Me këtë projekt, gjithashtu, jemi duke ndërmarrë aktivitete për mbështetjen e shkollave të mesme bujqësore të cilat përfshijnë vendosjen e materialeve të reja mësimore për ndryshimet klimaterike, si plotësim i programeve mësimore ekzistuese dhe trajnimin për mësimdhënësit”, nënvizoi Nikollovski.
Sipas tij, është e domosdoshme të zbatohen hulumtime për lloje dhe kultura të reja me rezistencë më të lartë dhe të zbatohen hulumtime edhe në sektorin e blegtorisë, për të pasur rasa më të mira të gjedheve.
Në punëtorinë në Mavrovë, marrin pjesë ekspertë të huaj të misionit të FAO-s, si dhe profesorë të Fakultetit për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim dhe institucione të vendit.