Policia në Negotinë ka shtruar tre kallëzime penale kundër
kryetarit të komunës, Vanço Apostollov për shkak se dyshohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Siç kumtoi MPB kallëzimi i parë penal është dorëzuar sepse i denoncuari – në cilësi të kryetarit të komunës Negotinë – më 1 qershor të vitit 2014 ka lidhur kontratë me ueb-portalin nga Negotina i përfaqësuar nga P. M., ndërsa lëndë e marrëveshjes ishte reklamimi në ueb-faqen, publikimi i
shpalljeve dhe konkurseve, publikimi i teksteve për punën vijuese dhje kryerje të shërbimeve të tjera me karakter informativ për komunën e Negotinës në kohëzgjatje deri më 1 shtator të vitit 2014.
Pas kësaj më 30 shtator të vitit 2014 ishte nënshkruar marrëveshje e re me kushtet e njëjta me kohëzgjatje deri më 31 dhjetor.
Për marrëveshjet e lartpërmendura komuna e Negotinës përfaqësuesit të portalit i ka paguar 84.000 denarë pa zbatuar procedurë të tenderit gjegjësisht, i denoncuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike.
Në kumtesë shtohet se edhe gjatë vitit 2015, 2016 dhe 2017 A.V. ka lidhur marrëveshje me portalin e njëjtë i përfaqësuar nga personi M.M. nga Negotina, me përshkrim të njëjtë të nevojave dhe kryerje të
shërbimeve të tjera me karakter informativ për komunën e Negotinës me ç’rast M.M. gjithsej, në bazë të marrëveshjeve të përmendura i janë paguar 369.000 denarë nga mjetet e komunë së Negotinës, pa zbatuar kurrfarë procedurë të tenderit, gjegjësisht në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike me ç’farë buxheti i komunës së Negotinës është dëmtuar për gjithsej 480.000 denarë.
Në kallëzimin e dytë penal është dorëzuar sepse i denoncuari, pas kërkesës së dorëzuar nga na e SHPTSH Rudina Energija sh.p.k nga Kavadari nga 14 dhjetori i vitit 2015.
Në rastin e tretë ku i denoncuari A.V. më 13 tetor të vitit 2015 ka marrë vendim me të cilin e ka emëruar L.D, i punësuar, si mësues në SHFK “Strasho Pinxhur” për u.d. drejtor i kësaj shkolle fillore nga Negotina.
Data 28.02.2025
Aktuale
- “Mundësi të reja për zhvillimin e rajonit”, Meidani i dërgoi diplomatët në komunën e Dibrës, ambasadori spanjoll e falënderoi publikisht
- Struganët me qëndrime të ndryshme rreth nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve
- SHBA “Karadaku” uron fillimin e muajit të Ramazanit: Të pastrohemi shpirtërisht dhe të kujdesemi për Natyrën
- Mickoski takon presidentin Erdogan: Mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë
- Shifrat/ 44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë
- Marketet kanë 45 ditë afat, nga mesi i prillit duhet të publikojnë në ueb-faqe çmimet e produkteve
- DAP përfundon hetimin: Kthimi i tatimit, me fatura fiktive
- E ardhmja e Thiago Motta në rrezik? Juventus ka katër emra si zëvendësues të mundshëm