Lehtësim të procedurës për marrjen e lejes për ndërtim, si dhe për
kërkesat e tjera të parapara me Ligjin për ndërtim me pakësim të procedurave dhe shpenzimeve, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Ndryshimet ligjore që do t’i propozojë Ministria Dikasteriale janë pjesë e reformave të planifikuara në rregullativën në sferat ndërtimtari, urbanizëm dhe planifikim hapësinor për të cilat sot debatojnë institucionet kompetente me përfaqësuesit nga Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të autorizuar.
“Lehtësim do të ketë në procedurën e përgjithshme gjatë marrjes së lejes për ndërtim që i lëshojnë edhe komunat edhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ai është proces i lehtësimit që shpresoj se edhe përmes këtij debati dhe asaj që e kemi si ide nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të realizohet në periudhën në vijim më së shpejti me qëllim që ta ndjejnë edhe ndërmarrjet edhe qytetarët, në mënyrë që të mos kemi pritje prej gjashtë deri tetë muaj për leje për ndërtim”, tha Sugareski.
Planifikohet edhe harmonizimi i Ligjit për ndërtim me Ligjin për trashëgimi kulturore sepse, siç tha Sugareski, ekziston kolizion në pjesën e dispozitave. Zbatimi joefikas i Ligjit, sipas ministrit të resorit, i referohet edhe dënimeve të parapara të larta të cilat paralajmëron se në të ardhmen do të zvogëlohen.
Ndryshime paralajmërohen edhe në Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik me të cilat përmes debatit të kompetentëve do të duhet të konstatohet me çfarë përqindje gjatë ndërtimit duhet të përfshihet gjelbërimi.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, siç deklaroi zëvendësministri i këtij resori, Jani Makraduli, do të angazhohet për ndarjen e planifikimit hapësinor në ligj të posaçëm.
Sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, Borjanço Micevski, inspektorët më shpesh përballen me lëshime në të cilat komunat nuk i përmbushin përgjegjësitë e veta dhe siç potencoi, dhe marrin për të drejtë të lëshojnë leje për ndërtim për disa objekte për të cilat nuk kanë kompetenca, e më pas edhe nuk veprojnë në bazë të të gjitha ankesave nga qytetarët. Në atë situatë, tha, inspektorët përballen me problemin që çdo ditë të reagojnë ndaj parregullsive të inspektorëve të autorizuar ndërtimor që gjithsesi është në kolizion me Ligjin sepse ne si Inspektorat mund të bëjmë kontroll vetëm në ndërtimet nga kategoria e parë, ndërsa ndërtimet nga kategoria e dytë janë në kompetencë të inspektorëve të autorizuar ndërtimor.
Minsitri pa dikaster, i angazhuar për përmirësim të rregullativës së biznesit, Zoran Shapuriq potencoi se Ligji për ndërtim prej vitit 2009 deri më tani 25 herë ka pësuar ndryshime sipas, potencoi, nevojave
ditore-politike dhe çdo nevoje tjetër. Përmes Ligjit do të bëhet sistem konsistent, si dhe akte nënligjore të cilat do të thonë përmirësim i kushteve për investime duke pasur parasysh pjesëmarrjen e madhe të ndërtimtarisë në BPV.