Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 28-të do ta
shqyrtojë informacionin për progresin e aktiviteteve nga projekti “Vizitë në kompani”, të cilët kanë problem në procedurën për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit dhe për takimet e realizuara me persona fizikë dhe juridikë për probleme nga karakteri pronësor-juridik.
Do të shqyrtohet edhe informacioni për lejimin e punës dhe udhëheqjen e Shoqatës aksionare për ekonomizim me hapësirë afariste në pronësi të shtetit, si dhe informacioni në kërkesë të trupit koordinues të subjekteve të dëmtuara juridike për realizimin e të drejtës së kompensimit të dëmit nga vërshimet katastrofale në vitin 2016 në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës.
Në seancë, ministrave në shqyrtim do t’ju vendoset informacioni për iniciativën në lidhje me programin e punës së Organizatës Botërore të Tregtisë për tregti elektrike dhe informacioni për statusin e realizimit të marrëveshjeve për koncesion për ujë për ndërtimin e centraleve të vogla
hidroelektrike të arritura me Ministrinë e Ekonomisë.
Do të debatohet edhe për informacionin në lidhje me kërkesën e FENI Industri të a.q. Kavadar, për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes për koncesion për eksploatim të lëndëve të para minerale, minerale hekuri nikeli në lokalitetin “Rzhanovo” dhe informacioni për iniciativën e parashtruar për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për hulumtime gjeologjike të detajuara të lëndëve të para minerale – rërë dhe çakull, në lokalitetin “Drven Most” f.Shupli Kamen, komuna e Kumanovës.
Qeveria sot duhet të deklarohet edhe në lidhje me informacionin për nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim me planin e akcizës, me të cilin kryhet plotësim i Iniciativës për lidhje qendrore dhe
juglindore evropiane (CESEC) me qasje të përbashkët ndaj tregut të energjisë elektrike, efikasitet energjetik dhe zhvillim i ripërtëritshëm, si dhe për informacionin për krijim me nivel të lartë të ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë, gjatë periudhës së verës dhe gjatë tërë vitit.
Në seancën e sotme, Qeveria do të shqyrtojë edhe disa propozim-dispozita nga sfera e arsimit dhe sigurimit shëndetësor.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Struganët me qëndrime të ndryshme rreth nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve
- SHBA “Karadaku” uron fillimin e muajit të Ramazanit: Të pastrohemi shpirtërisht dhe të kujdesemi për Natyrën
- Mickoski takon presidentin Erdogan: Mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë
- Shifrat/ 44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë
- Marketet kanë 45 ditë afat, nga mesi i prillit duhet të publikojnë në ueb-faqe çmimet e produkteve
- DAP përfundon hetimin: Kthimi i tatimit, me fatura fiktive
- E ardhmja e Thiago Motta në rrezik? Juventus ka katër emra si zëvendësues të mundshëm
- U shkarkua nga posti i drejtoreshës së spitalit në Dibër pasi dhunoi shefin e financës, Irini Shehu procedohet dhe për përndjekje të punonjësve