Gjykata Themelore Shkupi 1 fillon përgatitjet për shpërngulje nga ndërtesa e vjetër, tek ndërtesa e re barok, e cila është e gatshme që para tre viteve, por është huqur projekti dhe ndërtimi edhe pse kushton mbi 10milion euro, njofton Zhurnal.
Mbeti problemi për tavanet e ulëta në korridoret dhe në kabinetet e gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve, ku nëse jeni mbi 1,70 cm, mund të prekni me kokë tavanin.
Përpos dhomës kryesore, e cila është sipas standardeve europiane, dhomat tjera janë më të vogla, por problem është qasja deri tek vendi ku duhet të ulet gjykatësi, juria dhe daktilografi. Mes tyre mund të kalojë vetëm personat me peshë jo mbi 60kg.
Edhe në pjesën e koridoreve për palët, nuk janë të larta tavanet.
Një nga huqjet më të mëdha në ndërtim është edhe mungesa e një hyrjeje të veçantë për furgonat policorë të cilët do të sjellin të burgosurit për terrorizëm, dhunë, vrasje dhe krim të organizuar.
Gjykata barok filloi të ndërtohet që në kohën e ministrit Mihajllo Manevski në vitin 2010. Për këtë projekt gjigand, janë harxhuar mbi 10 milion euro, të huazuara nga Banka Botërore. Projektin e kanë përgatitur një kompani maqedonase dhe një italiane, tha në shkurt të vitit 2010, Manevski./Zhurnal.mk