Në zgjedhjet e fundit parlamentare një numër i madh i votuesve shqiptarë vendosën që të votojnë për partinë LSDM, votë kjo e cila nga analistët u vlerësuar si ndëshkuese për BDI-në.
Pavarësisht kësaj, dy partitë politikë integruesit dhe socialdemokratët vendosën që të bashkëqeverisin. Partnerët e koalicionit këtë bashkëpunim do ta kenë edhe në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më datë 15 tetor, shkruan Almakos.
Pra, ata qytetarë të cilët në zgjedhjet parlamentare votën ia dhanë LSDM-së, në zgjedhjet lokale për komunat Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Çair orientohen të votojnë kandidatët e BDI-së, sepse këto kandidat janë përkrahur nga LSDM-ja, e cila ka vendosur që në komunat e sipërpërmendura të mos nxjerrë kandidat të saj. Në këtë rast ekziston mundësia që llogaritësit të befasohen dhe ndoshta të mos marrin rezultatet që presin, thonë analistët.
Për Ismet Ramdanin, në kushte normale është e logjikshme që partitë që janë në koalicion në pushtetin qendrorë, të bashkëpunojnë edhe në zgjedhje lokale, kuptohet duke i parë edhe interesat e tyre edhe si parti edhe ne aspektin politik.
“Sa u përket votuesve, këtu mund të krijohet pak problem, sepse vota e atyre që në zgjedhjet lokale ishin përcaktuar për LSDM-në, ishte votë revolte kundër BDI-së, ta dini se nëse të njëjtët ftohet që të votojnë për kandidat të BDI-së, është pak e diskutueshme nëse votuesit do të jenë aq të dëgjueshëm që ta përcaktojnë votën për BDI-në. Unë mendoj se nuk e favorizon shumë BDI-në thirrja e LSDM-së që përkrahësit e saj të votojnë për BDI-në, sepse megjithatë vota është e fshehtë dhe përcaktim individual i votuesit edhe pse mund të ketë ndikim, por mund të paraqiten edhe koalicione të tjera mes partive shqiptare.”- ”- tha analisti, Ismet Ramadani.
Siç shton më tej Ramadani, do të jetë interesante se si do të votojë vallë VMRO-DPMNE-ja. Votuesit mund të përcaktohen për kandidatin, për partinë apo për interesa të tjera dhe ky fakt I bëj llogaritje të pasigurta, ka shumë versione se si mund të rrjedhin ngjarjet, tha ai.
Ndërsa analisti Visar Ademi, për Almakos, tha se qëndrimi i tij është i qartë sa i përket kësaj çështje duke thënë se nuk ndryshon asgjë nga deklarata e tij në emisionin TEMA.
“ 65 % e shqiptarëve votuan kundër politikave të BDI-së, ndërsa Zaev vendosi që t’i përfshijë në Qeveri. Perceptimi tek votuesit shqiptarë është se LSDM-ja sikur ju i jep dorën BDI-së që të marrin veten. Perceptimi tek shqiptarët është se interesi nacional i Maqedonisë nuk është BDI-ja. Ndërrohen partitë politike të maqedonasve, VMO-DPMNE, LSDM, ndërsa BDI edhe mund të mbesë në qeveri, , kjo për mua është problem, pasi që 65% e votuesve shqiptarë votojnë kundër politikave të BDI-së. Së dyti, me njerëz që e kanë shkelur ligjin, nuk mund të bëhet mbrojtja e të njëjtit. Ne ende jemi të vendosur nën diktatin e bandave kriminale të BDI-së, në të gjitha ato qytete ku i mbështesni ju.”- ishin fjalët e analistit Visar Ademi, drejtuar kryeministrit të vendit.
Ademi ndër të tjerat tha se LSDM është dashur që për vetë faktin se mori mbi 40 mijë vota të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare, të dalë me kandidat në qytetet me shumicë shqiptarë, në të cilat përkrah kandidatët e BDI-së.
Evi Shkopi
Almakos.com