Vrasja e Senada R. (27) nga lagjja Shuto Orizarë e Shkupit, e cila
dje rreth orës 9:00 pa shenja jete është gjetur në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar është zbardhur tërësisht, informojnë nga SPB Tetovë. I dyshuar është bashkëshorti i saj B.G. (38) nga Shuto Orizarë të cilit gjatë ditës do t’i parashtrohet kallëzim penal deri te Prokuroria Publike e Gostivarit.
Sipas pretendimeve nga kallëzimi, i dyshuari B.G. e ka kryer vrasjen e bashkëshortes dje në mëngjes me disa goditje me thikë në dorë, gjoks dhe bark. Më pas me shpejtësi e ka braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa dhe pasdite është privuar nga liria në Shkup, ndërsa më pak i është dorëzuar dhe është mbajtur në Stacionin policor Gostivar.
Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi ndaj trupit të gruas, ndërsa pritet që gjatë ditës të kërkojë edhe paraburgim për të dyshuarin B.G. Motivet për vrasjen, me siguri shtrihen në mosmarrëveshjet e ndërsjella të cilat bashkëshortët i kanë pasur një periudhë më të gjatë. prokurori publik informoi se gruaja e ndjerë gjatë pesë muajve të fundit ka jetuar në Gostivar ku ishte zhvendosur nga Shkupi për shkak të marrëdhënieve të prishura me partnerin. Ata kishin tre fëmijë minoren të moshës 1, 3 dhe 6 vjeçe.
Data 17.09.2025
Aktuale
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë