Filmi “Amok” i regjisorit dhe skenaristit Vardan Torzija e fitoi çmimin
kryesor “Feneri i artë 2017” në Festivalin filmik në Otranto, Itali.
“Në veprën e tij të parë, regjisori me masë subtile dhe emocione të fuqishme rrëfen tregim për vuajtje dhe urrejtje, përmes rrëzimit të një engjëlli rebel në fundin e gjithë gjeneratës së re. I rëndë, i sëmurë,
përplot me mavijosje, i dhunshëm, por edhe film i fuqishëm, ku drita depërton vetëm përmes një prerje të ngushtë të spirales. Por, kjo spirale është ajo e cila mund ta kalojë ardhmërinë”, thuhet në deklaratën e jurisë profesionale të Filmit.
Rolet kryesore i interpretojnë Martin Gjorgoski, Deniz Abdulla dhe Nikolla Ristanovski. Nga ekipi tjetër i aktorëve luajnë Adem Karaga, Sara Klimoska, Lupço Todorovski, Goran Stojanovski, Igor Stojçevski, Boris Damovski, Marija Kondovska, Risto Burazdenov, Martin Zhivkovski dhe të tjerë.
Grimi dhe maskat janë të Goran Ignjatovskit, kostumografe është Zhaklina Kërstevska, disenjator i zërit Igor Popovski, ndërsa muzikën e ka punuar Aleksandar Pejovski. Skenografia është vepër e Kirill Spaseskit dhe Natasha Dimitrievskës, drejtor i fotografisë është Vlladimir Samoillovski,
montazhier Atanas Gjeorgiev, kastingun e realizoi Kirjana Nikollovska. Producent i filmit është Ognen Antov.
Producent i filmit nga Maqedonia është Drim Fektori, bashkë-producent është Red helicopter nga Shqipëria. Filmi është mbështetur financiarisht edhe nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë dhe SEE Cinema network.
Krahas çmimit në Itali, filmi “Amok” e fitoi edhe FIPRESCI çmimin e jurisë në PRIFEST-in e sivjetmë në Prishtinë dhe çmimin kryesor në festivalin e filmit në Kitzbil, Austri.
Data 17.09.2025
Aktuale
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë