Një punëtor është lënduar rëndë pasi ka rënë mbi profilet
metalike në fabrikën për tuba “11 Tetori” në Kumanovë.
MPB kumtoi se punëtori M.S. (33) nga fshati i Kumanovës Kojnare e Epërme dje pasdite ka rënë mbi profilet metalike ku ka marrë lëndime të rënda në kokë.
Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, menjëherë është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektori shtetëror për mbrojtje gjatë punës nga Kumanova.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?