Agjencia “Standard and Purs” kumtoi se e konfirmon rejtingun
kreditor të Maqedonisë BB-, me imazh stabil. Konfirmimi i imazhit stabil i reflekton vlerësimet e “Standard and Purs” për rreziqe të balancuara midis trajektores së borxhit publik dhe pasigurinë politike nga njëra anë dhe perspektivave të volitshme ekonomike të vendit nga ana tjetër.
“Standard and Purs” në raport vlerëson se kriza politike është tejkaluar me formimin e Qeverisë së re dhe se pritet nivel i arsyeshëm në vazhdimësi të politikave, që do të rezultojë me përmirësimin e
besimit dhe intensifikimit gradual të rritjes ekonomike.
Rritja ekonomike për vitin 2017 është rishqyrtuar në 1% fillimisht për shkak të efekteve të krizës politike ndaj lëvizjeve negative të BPV-së në gjysmën e parë të vitit si reflektim i shtyrjes së një pjese të investimeve publike dhe private. Megjithatë, vlerësohet se kjo ulje është e përkohshme, që do të rezultojë me rritje më të lartë ekonomike deri në fund të vitit, si dhe intensifikim i saj i mëtutjeshëm i rritjes mesatare të BPV-së prej 3% midis vitit 2018 dhe 2020, gjatë kontributit pozitiv të investimeve,
konsumit dhe neto-eksportit.
Deficiti i pritur buxhetor në vitin 2017 arrin rreth 3%, gjegjësisht vlerësohet se ai është në linjë me decficitin e paraparë në ribalans. Raporti, gjithashtu, e vlerëson politikën e deficitit të përhershëm
buxhetor në vitet paraprake, por megjithatë vlerëson se ekziston hapësirë e caktuar për fleksibilitet të politikave, gjatë deficitit të pritur mesatar buxhetor prej 3% nga BPV-ja në katër vitet e ardhshme.
Edhe pse deficiti buxhetor do ta rritë presionin ndaj borxhit, në vitin 2017 pritet ai të arrijë 46,5% nga VPV-ja (përmbledhje e borxhit shtetëror dhe borxhit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore), gjegjësisht, në kontekst global, shkalla e borxhit të Maqedonisë është vlerësuar si mesatar.
“Standard and Purs” thekson se mund të vijë deri në përmirësimin e rejtingut nëse reformat e orientuara ndaj rritjes ekonomike të bazuar në shumë burime rezultojnë me rritje më të lartë të të ardhurave, gjatë efektivitetit më të lartë dhe raportit të institucioneve publike dhe procesin e udhëheqjes së politikave. Kundrejt kësaj, ndaj investimit eventual në rejtingun kreditor mund tën ndikojë kthimi i tensioneve politike, që do të kishte efekt negativ ndaj rritjes dhe investimeve të huaja, si dhe në rast të mosdisiplinës fiskale ose aktiviteteve jashtë buxhetore të cilat do ta vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e borxhit publik.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?