Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes planit për rritje ekonomike në fokus të politikave ekonomike të mbështetjes shtetërore i vendos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat me vite kanë qenë të
papërfillura nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së.
Në planin për rritje ekonomike është paraparë që shteti të ndjekë dhe të ndihmojë rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat pritet që të jenë gjeneratorë të rritjes ekonomike në të ardhmen.
Shteti do të stimulojë rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes mbështetjes financiare duke mbuluar 30% të shpenzimeve direkte për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat pranojnë rregulloret teknike evropiane për sigurinë e produkteve.
Do të pasojë edhe mbështetje për mbulimin e 30% të shpenzimeve direkte për ato ndërmarrje të vogla apo të mesme të cilat i patentojnë produktet e tyre dhe për ato që sjellin sisteme të reja informacioni me çka Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të mundësojë rritje të ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme.
Për dallim nga sjellja nënçmuese që qeverisja e kaluar e kishte ndaj firmave vendore, me ndihmë shtetërore të parëndësishme me vetëm 2 euro në vit për firmat, me dënimet, presionet dhe represionet për shkak të cilave u mbyllën mbi 10.000 firma, ndërsa çdo e treta ishte me llogari të
bllokuar, qeveria e re e udhëhequr nga LSDM me mbështetje të konsiderueshme shtetërore po i hap perspektivat ekonomike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për rritjen dhe zhvillimin e tyre që të
hapen vende të reja të punës dhe të paguhen paga më të larta për punëtorët.
Plani për rritje ekonomike po e hap spiralen e rritjes së pagave, për zhvillim dhe rritje të firmave dhe rritje të ekonomisë në përgjithësi, ndërsa efektin përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët përmes standardit kualitativ të jetës.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?
- “Mesazhe që mashtrojnë qytetarët me gjoba të rreme”- Reagon AKSK: Mos klikoni linkun dhe mos jepni asnjë informacion personal