Në organizime të ndryshme dhe nga institucionet, veçanërisht kohët e fundit, është folur për varfërinë e personave të cilët nuk kanë punë, apo ata të cilët nuk mund të punojnë. Megjithatë, jashtë vëmendjes deri diku, është lënë ajo kategori e shoqërisë e cila edhe pse është aktive në punë, jeton në varfëri., njohton Almakos.
Për këtë kategori të qytetarëve u diskutua sot ( e premte) në konferencën me temë “ Një punë, më mirë se pa hiç”, të organizuar nga Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë.
Sipas të dhënave zyrtare statistikore, rreth 9% e të punësuarit në Maqedoni janë të varfër apo kanë të ardhura më të ulëta se 12 mijë denarë. Familjet me një standard të tillë jetese janë zakonisht ato të cilat kanë vetëm një anëtarë të punësuar.
“Ligji për pagë minimale në vitet paraprake ishte 10 mijë denarë dhe është nën pragun e varfërisë. Në Maqedoni është llogaritur se për një familje katër anëtarësh nevojitet të fitojnë rreth 12 mijë denarë që të jenë mbi nivelin e varfërisë. Ne tani me rritjen e pagës minimale, të gjithë ata të punësuar rregullisht do t’i nxjerrim çdo muaj nga varfëria”-tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
Sipas ministres Carovska, përveç rritjes së pagës minimale, duhet të punohet në shkatërrimin e ekonomisë gri ose joformale, si dhe punëtorët të kenë organizim më të fuqishëm sindikal, i cili do të luftojë për të drejtat e tyre.
“Për ata që janë jo të sigurt, punojnë në ekonominë joformale ose me kontratë pune dhe ndjejnë pasiguri për punësimin e tyre, do të miratohet një strategji se ekonomia joformale duhet ta parandalojë ose ulë, qytetarët të jenë të sigurt kur investojnë në fonde, se kanë sigurim shëndetësor, e jo të varen nga sistemi dhe vetëm në nivel mujor të marrin paga”- tha më tej Carovska.
Pjesëmarrëse në këtë konferencë ishte edhe Kryetarja e Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë Biljana Dukovska. Ajo tha se , e cila theksoi se është e vërtetë se kjo kategori e qytetarëve janë lënë pas dore deri tani.
Më së miri se si është jeta në punë dhe në varfëri mund ta shpjegojnë vet ata persona që e përjetojnë. Andaj, sot prezent ishin qytetarë të cilët jetojnë në varfëri ose janë të përjashtuar social, të cilët para pjesëmarrësve nga organizatat joqeveritare, por edhe nga institucionet tjera mund t’i këmbejnë përvojat e tyre dhe të mundësojnë hapje të debatit në të cilën duhet të dalin zgjidhje për jetë më cilësore të kësaj kategorie të qytetarëve.
Evi Shkopi
Almakos.com