Në Maqedoni nevojitet rindërtimi i besimit në institucione dhe funksionarë, ndërkohë që prioritet kulmor duhet të jetë shkatërrimi i korrupsionit dhe nepotizmit në të gjitha nivelet e pushtetit, pasi që opinioni i përgjithshëm ende ka ndjenjë se institucionet u shërbejnë partive dhe funksionarëve, e jo qytetarëve dhe shtetit.
Kërkesat e mësipërme janë pjesë e raportit të Pribesë të Publikuar sot nga Bashkimi Europian,shkruan Almakos.
“Progres minimal është bërë lidhur me skandalin masiv me përgjimin dhe shkeljen enorme të të drejtave dhe lirive të njeriut, lidhur me fillimin e hetimeve për ata të cilët kanë gabuar dhe e kanë shkelur ligjin. Por, është e domosdoshme këto procedura të zhvillohen në mënyrë sa më të përshpejtuar dhe si parwsore”- thuhet në raport.
Në raport përmendet edhe puna e PPS, institucion për të cilin thuhet se tregon përkushtim dhe kompetencë dhe se duhet të vazhdohet deri në fund procesi i përcaktimit të përgjegjësisë penale për sa u përket përgjimeve ilegale.
“Përcaktimi i përgjegjësisë penale për përgjimin ilegal është me rëndësi thelbësore dhe duhet të vazhdojë të zbatohet. Edhe krahas kritikave, obstruksionit dhe qëndrimit jo-bashkë-operativ në gamë të gjerë të institucioneve kyçe, përfshirë edhe tentimin e presidentit për t’i falur të gjithë madje edhe ata të cilët potencialisht do të ishin nën hetime, PSP megjithatë tregon përkushtim dhe kompetencë. Megjithatë, kufizimet dhe obstruksionet e mandatit të PSP-së e ngrenë çështjen për vazhdimësi që është e rëndësi thelbësore për sigurimin e përgjegjësisë penale. Ekzistojnë mundësi të ndryshme për t’u siguruar kjo vazhdimësi. Një bazë e fuqishme juridike për këtë është e domosdoshme”, thuhet në raportin më të ri të Pribesë.
Ekspertët të cilët kanë përpiluar këtë raport nuk lënë pa përmendur edhe faktin se edhe pas dy viteve askush nuk është dënuar pas akuzave të PSP-së.
“Gjykata duket sikur me qëllim e shtyn procesin për miratim apo hedhje poshtë të kërkesave të PSP-së për aktakuzë, ndërkaq ka edhe jogatishmëri për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet në raport.
Grupi i ekspertëve thekson se me rëndësi thelbësore është të sigurohet përgjegjësi penale për të gjithë kryesit e dyshuar, pa marrë parasysh përkatësinë politike.
Raporti është përpunuar në bazë të njohurive të grupit të ekspertëve gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni në korrik të këtij viti.
Sa I përket statusit të ardhshëm të PSP-së, si një nga mundësitë rekomandohet që ajo t’i bashkëngjitet Prokurorisë republikane publike, si njësi apo sektor i specializuar. Në raportin e radhës të PPS theksohet se prokurorët kanë arritur të dëgjojnë 70 për qind të materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Kjo prokurori posedon 606.555 audio-incizime.
Evi Shkopi
Almakos.com