Një person ka humbur jetën, tre janë lënduar më rëndë, ndërsa tetë
më lehtë në 13 aksidente rrugore që gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.
Aksidenti rrugor në të cilin ka humbur jetën një person ka ndodhur dje në orën 22:45 minuta në autostradën “Aleksandar Makedonski” në drejtim nga Shkupi në drejtim të Velesit në afërsi të vendit të quajtur “Rajko Zhinzifov”. Në të kanë marrë pjesë një automjet udhëtimi “Mercedes” me targa serbe, i drejtuar nga një qytetar i Republikë së Serbisë dhe një këmbësor nga Koçani, i lindur në vitin 1987. Këmbësori në aksidentin ka marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat ka vdekur në vendin e
ngjarjes.
Në tre aksidente të tjera me lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor, çiklist dhe një shofer i automjetit motorik të udhëtimit, ndërsa në tetë aksidente më lehtë janë lënduar tetë persona, derisa
një aksident ka përfunduar vetëm me dëm material.
Gjatë ditës së kaluar policia ka sanksionuar 15 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe, 15 shoferë që i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferë, gjegjësisht të paregjistruara, si dhe tetë shoferë të cilët nuk
kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë përdorur celularë gjatë drejtimit me automjetet motorike.
Janë sanksionuar edhe katër shoferë të biçikletave me motorë mopedë dhe motoçikleta të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme dhe 72 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “Karrotrec” janë larguar 66 automjete.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Riker për qëndrimin e Mickoskit në Uashington: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-ja në skenën ndërkombëtare
- Universiteti “Luarasi”, zgjedhja ideale për të rinjtë. Oferta preferenciale dhe mundësi punësimi për të ardhmen në panairin “Work and Study”
- Eskalon sërish G Bani, i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë
- Dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 24-vjeçare në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Pas krimit, palestinezi u largua nga Shqipëria
- Zbardhen hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër/ Prokuroria hedh poshtë pistën e bullizimit! Letra e gjetur në banesë nuk ishte lamtumire, por…! Ja çfarë ndodhi
- VLEN: Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!
- Në Shkup u përkujtuan dëshmorët e Lëvizjes “Jyxhel”
- Kaloi murin, rastet e ngjashme me të Gjestit në botë dhe vendimi i Big Brother ndaj tyre