Së shpejti pritet të riaktivizohet linja ajrore e drejtpërdrejtë Sarajevë – Shkup, paralajmëruan sot në Shkup ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të dy shteteve Goran Sugareski dhe Ismir Jusko.
Dy ministrat në konferencë për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë theksuan se angazhimet e dy qeverive do të jenë sa më shpejt që është e mundur që të vendoset kjo linjë ajrore.
Zgjidhja e kësaj çështje, sipas ministrit Sugareski, është me rëndësi të jashtëzakonshme për dy shtetet. “Shpresoj se kjo linjë ajrore, e cila është pezulluar para disa viteve do të aktivizohet sërish në afat sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që qytetarët të munden në mënyrë më të shpejtë të arrijnë në Sarajevë dhe në Shkup”, theksoi Sugareski.
Me vendosjen e linjës ajrore mes qyteteve kryesore të dy shteteve pritet që do të lehtësohet komunikimi mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit.
Mes Maqedonisë dhe BeH-së nga viti 2004 ekziston marrëveshje dypalëshe për qarkullim ajror.
Data 06.05.2024
Aktuale
- Arbër Hajdari si banor në Big Brother? – Ja çka thotë babai i tij
- Osmani: Derisa ata kërkojnë mëshirën e Mickoskit, ne kërkojmë vullnetin e sovranit
- RMV, nesër do të votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe diaspora
- (VIDEO) Në mesnatë nis heshtja, partitë shfrytëzojnë orët e fundit për promovim
- Festoi ditëlindjen, ja sa vite mbushi Arbenita Ismajli
- Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë
- Dimitrievski: Nuk kam negociuar për koalicione të mundshme me subjekte tjera politike
- Për pesë vjet nga RMV-ja janë larguar 300 mjekë shqiptar