Sot në Gjykatën e Lartë do të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillovës. Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatit të mbrojtjes, Amir Alispahiq.Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publike në vend të të shkarkuarit Marko Zvrlevski. Ndryshe për sot ishte planifikuar edhe vazhdimi i seancës për rastin e Kumanovës, por për shkak të seancës publike për rastin “Monstra” nga Gjykata Penale informuan se gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të vazhdojë të enjten.
Edhe mbrojtja edhe familjarët janë optimistë se pas dobësimit të VMRO-së dhe bDI-së, si dhe pas shkarkimit të ish prokurorit Marko Zvërlevski, kthehen gjasat për gjykim të drejtë në këtë rast.