Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën në Qeverinë e Republikës
së Maqedonisë, Edmond Ademi, dje ishte për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku në parlamentin e kroat realizoi takim me deputeten Ermina Lekaj Prlaskaj, kryetarin e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në qytetin e Zagrebit, Shuip Zimberi si dhe me konsullin e nderit të RM-së në
Zadar (Zare), njëherit kryetar i UO të BFI-së në Republikën e Kroacisë, Gzim Rexhepi.
Në këtë takim, siç citojnë nga kabineti i Ademit, u konstatua mbështetja e nikoqirëve për hapat e ndërmarra nga Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë në sferën e Diasporës, qëndron në kumtesën e Kabinetit të ministrit të angazhuar për Diasporën .
Në Zyrën e shtetit për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, ministri Ademi realizoi takim me sekretarin shtetëror Zvonko Milas dhe me bashkëpunëtorët e tij, ku u diskutua rreth një strategjie kombëtare të cilën duhet ta përgatisë Qeveria e Republikës së Maqedonisë si dhe u theksua se në këtë segment nuk do të mungojë mbështetja nga ana e Republikës së Kroacisë.
Në këtë takim, shtohet në kumtesë ministri Ademi dhe sekretari shtetëror Milas konstatuan nevojën e një takimi të përbashkët qeveritare, me vend organizator Republikën e Maqedonisë.
Ministri Edmond Ademi gjatë qëndrimit në Kroaci realizoi edhe një takim të përbashkët dhe një konference për shtyp me kryetarin e komunës së Bjelovarit, Dario Hrabek, ku u prezantua edhe udhërrëfyesi i realizimit të nevojave të mërgatës si dhe institucionalizimi i saj ne Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, u bisedua dhe për mundësitë e dinamizimit të një bashkëpunimi tregtar mes dy vendeve.
Mes të tjerash, vizitën në Bjelovar, ministri Ademi e shfrytëzoi edhe për një takim me stafin e fabrikës për produktet e ëmbëlsirave Kestlin.
Data 17.09.2025
Aktuale
- EMRI/ I moshuari plagoset rëndë me thikë pas sherrit në Himarë, dërgohet në spitalin e Vlorës!
- Rreziqet e përdorimit të ChatGPT për këshilla shëndetësore: Çfarë duhet të dini
- Më 22 shtator do të publikohet aktvendimi për onkologen Meri Peshevska
- Çfarë duhet të dini për vaksinën COVID këtë vjeshtë: Rregullat e reja dhe rekomandimet
- Hajdutët i bastisin shtëpinë, 50-vjeçari denoncon se i morën sasi të madhe floriri dhe parash
- Vëreni veturat zyrtare në aktivitete zgjedhore? Denoncon në numrin 070 399 050
- Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
- Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet