Një gjimnazist 18-vjeçar paradite e humbi jetën pas rrëzimit nga
koshi në fushën e basketbollit në SHM “Dimitar Vllahov” në Strumicë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orën 10:15 në Stacionin policor në Strumicë është marrë njoftim telefonik nga Spitali i përgjithshëm i Strumicës se është dërguar një trup i pajetë i një
fëmije i lindur në vitin 2000 me vendbanim në Bosillovë.
Fëmija, sipas raportit policor, në SHM “Dimitar Vllahov” gjatë lojës së fëmijëve është ngjitur në kosh nga fusha e basketbollit nga shkolla prej nga është rrëzuar dhe nga lëndimet e marra gjatë rrëzimit, ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Nga ana e SPB Strumicë është kryer ekspertizë, ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë edhe prokurori publik.
Po ndërmerren masa për ndriçim të tërësishëm të rastit, informojnë nga MPB-ja.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Më 22 shtator do të publikohet aktvendimi për onkologen Meri Peshevska
- Çfarë duhet të dini për vaksinën COVID këtë vjeshtë: Rregullat e reja dhe rekomandimet
- Hajdutët i bastisin shtëpinë, 50-vjeçari denoncon se i morën sasi të madhe floriri dhe parash
- Vëreni veturat zyrtare në aktivitete zgjedhore? Denoncon në numrin 070 399 050
- Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
- Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet
- LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit pas tragjedisë në Veles
- BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike