Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot realizoi
takim pune me kryetarin e Këshillit drejtues të M-NAV, Nikollçe Taseski.
Në takim, siç theksohet në kumtesë, është biseduar për gjendjet në komunikacionin ajror të Republikës së Maqedonisë dhe rolin e navigacionit të Maqedonisë për zhvillim të kësaj veprimtarie.
Minsitri Sugareski potencoi se zhvillimi i komunikacionit ajror në vend është një ndër prioritetet e Qeverisë dhe pikërisht në këtë drejtim do të zhvillohet bashkëpunimi mes Minsitrisë së Transportit
dhe Lidhjeve dhe M-NAV.
“Politikat që i zbatojmë si Minsitri dikasteriale po lëvizin në drejtim të zhvillimit të komunikacionit ajror përmes shfrytëzimit të potencialit të gjerë që e ka kjo veprimtari në Republikën e Maqedonisë.
Drejtori i M-NAV më informoi për gjendjet dhe për projektet që po realizohen me pajisjen me teknologji të re të Navigacionit të Maqedonisë dhe presim se me implementimin e tyre do të çojmë drejt përmirësimit të dukshëm të komunikacionit ajror në vend”, tha ministri Sugareski.
Ata në takim biseduan edhe për rritjen e potencialeve të aeroportit Shën Apostoli Pal në Ohër përmes pajisjes së tij me teknologji të re nga aspekti i kontrollit dhe ndjekjes së komunikacionit.
Në takim, që të dy u dakorduan se nevojitet komunikim më i madh mes dy institucioneve në mënyrë që të realizohen qëllimet e Qeverisë, e ato janë edhe ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja dhe zhvillimi i komunikacionit ajror.