Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) jep
mendim pozitiv për punësim pas shpalljes së zgjedhjeve vetëm nëse deri te ajo arrin kërkesë nga ndonjë institucion, se kjo është urgjente dhe e pashmangshme, konform Kodit zgjedhor, deklaroi sot kryetari i Komisionit antikorruptues, Igor Tanturovski, duke u përgjigjur pyetjes nëse Komisioni ka dhënë opinion për punësimin e dy këshilltarëve në Kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov.
“Tani konkretisht, kërkesën nuk e kam këtu që të shohim se çfarë ka qenë kërkesa dhe ne si jemi përgjigjur. Nëse jemi përgjigjur pozitivisht në këtë supozoj se në kërkesë ka qëndruar gjëra urgjente dhe të pashmangshme. Nëse përgjigjja ka qenë pozitive, ne gjithmonë themi se në atë rast duhet të mbahet llogari për nenin 8-a paragrafi 1, alinea 4 nga Kodi zgjedhor, – punësime, ndërmarrjet nëprocesin zgjedhor mund të jenë vetëm në çështje urgjente dhe të domosdoshme”, thotë Tanturovski.
KSHPK, theksoi Tanturovski, nuk mund t’i dijë nevojat e çdo institucioni në veçanti. KSHPK, theksoi Tanturovski, nuk mund t’i dijë nevojat e çdo institucioni në veçanti. Ata marrin vendime të tyre, me të cilën pastaj nga Agjencia për punësim mund të parashtrojnë kërkesë për punësim.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti strategjik, në fokus të bisedave edhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor
- “Çmimi i një banese varion nga 2500 deri në 3000 euro për metër katror, ky është problemi më urgjent për një të ri”
- Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie seksuale? Rozana: Më kanë thënë…
- EMRI/ Pjesë e rrjetit kriminal të trafikimit të shqiptarëve drejt SHBA kundrejt pagesave 30-40 mijë dollarë, arrestohet 48 vjeçari
- Motori me 4 rrota digjet në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
- Nis seanca me pyetjet e deputetëve – Përplasje mes pushtetit dhe opozitës
- Ish drejtori i “Shutkës” përfundon në pranga
- Ambasadori Qehaja pret në takim zv/drejtorin e Doganave Garip Kaba