Kryetari i Komisionit antikorrupsion, Igor Tanturovski sot deklaroi se
në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit, nuk ekziston përplasje interesash në rastin me kompaninë “Feroinvest” pronar i të cilës është zëvendëskryetari i Qeverisë Koço Angjushev, e cila ka bmarrë pjesë në tender në kompaninë shtetërore për prodhimtarinë e rrymës ELEM. Sipas Tanturovskit, megjithatë, duhet të merret parasysh aspekti etnik dhe moral i këtij rasti.
“Unë e dëgjova deklaratën e Angjushev, pajtohem me të se firma duhet të vazhdojë të punojë, se atje ka rreth 800 persona të punësuar dhe se kjo është punë normale që ata të vazhdojnë të punojnë, por pjesën etnike dhe morale si zëvendëskryetar i Qeverisë këtë duhet ta mbajë vetëm pronar i firmës.
Dhe tani, nëse firma duhet të vazhdojë të punojë me shtetin ose mund të punojë me shumë firma të tjera private, kjo veç më është pjesë e etikës”, tha Tanturovski.
Zëvendëskryeministri Angjushev dje deklaroi se nuk ka përplasje interesash me kompaninë “Feroinvest”, se ai nuk menaxhon me kompaninë.
“Në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit kam për obligim të tërhiqem nga menaxhimi i kompanive. Askund në atë ligj nuk thuhet se duhet të ndaloj të jem pronar i kompanive. Unë nuk menaxhoj me kompanitë dhe si nënkryetar i Qeverisë nuk dëshiroj të kem kurrfarë benefit nga puna ime në Qeveri”, tha Angjushev. fb/mp/13:33
Data 27.02.2025
Aktuale
- Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie seksuale? Rozana: Më kanë thënë…
- EMRI/ Pjesë e rrjetit kriminal të trafikimit të shqiptarëve drejt SHBA kundrejt pagesave 30-40 mijë dollarë, arrestohet 48 vjeçari
- Motori me 4 rrota digjet në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
- Nis seanca me pyetjet e deputetëve – Përplasje mes pushtetit dhe opozitës
- Ish drejtori i “Shutkës” përfundon në pranga
- Ambasadori Qehaja pret në takim zv/drejtorin e Doganave Garip Kaba
- Tërhiqen 8 ambasador të emëruar nga Stevo Pendarovski
- Zhduket 83-vjeçari në Librazhd, familjarët apel për ndihmë! Publikojnë foton e të moshuarit dhe numrin e kontaktit