Komisioni kuvendor për sistem politik sot filloi debat për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Siç sqaroi Valentina Shaurek,
këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve
kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të
Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin
qytetarët e bashkësive të cilat janë me më pak se 20 për qind, potencoi Shaurek.
Gjatë debatit deputeti dhe koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski vlerësoi se Projekt – ligji
është jokushtetues, gjegjësisht, siç tha, prej 25 neneve të propozuara, të paktën 20 janë jokushtetues. Sipas Dimovskit, me
vendosjen e flamurit evropian në ligj shumica parlamentare dëshiron ta shkurtojë diskutimin për ligjin.
Debati në Komision do të vazhdojë pas pauzës të cilën Kiracovski e publikoi me kërkesë të Dimovskit për praninë në seancën
plenare gjatë përcaktimit të rendit të ditës. Për replikë në debat prej Dimovskit është paraqitur deputeti Rexhail Ismaili nga
BDI. Dritë jeshile për ligjin për përdorimin e gjuhëve, me lexim të parë, javën e kaluar dha Komisioni për Çështje Evropiane
Data 17.09.2025
Aktuale
- Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
- Eni Vasili rinegocion me sukses marrëveshjen e borxhit të RTSH-së me EBU, Shqipëria do të shkojë në Eurovision
- Krenar Lloga – VMRO-DPMNE-së: Sindroma e eliminimit të kundërshtarit po rikthehet me Mickoskin
- Aksidenti me vdekje në Fier, arrestohen të dy shoferët e makinave, një prej tyre vajza e viktimës! U ndalua në gjendje spitalore
- Prof. Dr. Metin Izeti: UÇK-ja preambule filizofike për vetë-determinim dhe realizim te shtetësisë
- Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova
- Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri
- Më 7 tetor pritet aktgjykimi për Merkon lidhur me emërimet e paligjshme të drejtorëve në Strugë