Projekti “Një rrip – një rrugë” dy mundësi të gjera për afrimin e
Evropës dhe Azisë në kuptim të promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me ç’rast rol udhëheqës në këtë detyrë do të kenë agjencitë e lajmeve, është konstatuar në konferencën “Rruga e re e mëndafshtë” që u mbajt në Selanik në organizim të përbashkët të agjencisë kineze të lajmeve
Ksinhua dhe ANA greke, ndërsa në të cilën mori pjesë edhe Agjencia informative e Maqedonisë – MIA.
Drejtori i përgjithshëm i ANA, Mihail Psilos theksoi se në ditët e sotme digjitale mbi 80 për qind e lajmeve të cilat transmetohen janë produkt i agjencive të ndryshme të lajmeve, ndërsa vetëm 20 për qind janë përmbajtje mediale të tjera.
Nënkryetari i Ksinhua, Zhao Sutang tha se Pekini zyrtar në bazë të strategjisë “Një rrip – një rrugë” planifikon investime në vlerë prej disa miliardë eurosh përgjatë rrugës historike të mëndafshtë e cila i
lidh Kinën dhe Evropën.
Zëvendësdrejtori i MIA-s, Halit Ajdini e theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë të agjencive të lajmeve si nga Ballkani ashtu edhe të vendeve përgjatë “Rrugës së re të mëndafshtë”. Ai tha se MIA është e hapur për bashkëpunim me të gjitha agjencitë për këmbimin e lajmeve dhe mediave të tjera multimediale.
Në konferencën në Selanik morën pjesë përfaqësues të agjencive kombëtare të lajmeve nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Qiproja, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Azerbajxhani, Armenia, Kazakistani, Spanja, Italia, Polonia, Rusia dhe Turqia. Në fokus të Forumit është koordinimi dhe bashkëpunimi i agjencive të lajmeve me qëllim të përforcimit të lidhjeve të tyre komerciale dhe kulturore, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të rritjes ekonomike, rritjes së investimeve dhe përforcimi i aktiviteteve në luftën kundër papunësisë dhe çrrënjosjes së varfërisë.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
- Eni Vasili rinegocion me sukses marrëveshjen e borxhit të RTSH-së me EBU, Shqipëria do të shkojë në Eurovision
- Krenar Lloga – VMRO-DPMNE-së: Sindroma e eliminimit të kundërshtarit po rikthehet me Mickoskin
- Aksidenti me vdekje në Fier, arrestohen të dy shoferët e makinave, një prej tyre vajza e viktimës! U ndalua në gjendje spitalore
- Prof. Dr. Metin Izeti: UÇK-ja preambule filizofike për vetë-determinim dhe realizim te shtetësisë
- Qeveria zhgënjim i madh, Arben Taravari: Këto janë arsyjet pse u largova
- Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri
- Më 7 tetor pritet aktgjykimi për Merkon lidhur me emërimet e paligjshme të drejtorëve në Strugë