Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të vazhdimit të
seancës së 5-të e shqyrtoi Raportin për punën e Agjencisë për administratë. Kjo ka qenë edhe pika e fundit në rendin e ditës të kësaj seance, ndërsa për në orën 15 paralajmëruan vazhdim të seancës së
12-të.
Në pjesën e paradites së vazhdimit të seancës së 5-të në debatin rreth Raportit morën pjesë deputetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilët e kanë vlerësuar Raportin si pozitiv, gjithëpërfshirës, i cili e ka pasqyruar punën e Agjencisë në vitin 2016.
Ata theksuan se pasi që është formuar Agjencia është rritur cilësia në administratë dhe e porositën udhëheqësinë e re që Agjencia të vazhdojë të punojë në mënyrë profesionale dhe në rend të parë t’i lë aftësinë dhe cilësinë e kuadrove.
Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi për në orën 15 paralajmëroi vazhdim të seancës së 12-të.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Japonia thyen rekorde, mbi 99 mijë njerëz jetojnë mbi një shekull
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën