VMRO-DPMNE kërkon që në Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive krahas pikës së rendit të ditës- propozim ligji për përmbarim, në procedurë të shkurtuar nga propozuesit Nevenka Stamenkovska, Ilija Dimovski dhe Dragan Danev të plotësohet me ligjin për përdorimin e gjuhëve, si pikë e dytë e rendit të ditës.
Deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski ka dalë me arsyetimin se në këtë komision është i nevojshëm të futet si pikë e rendit të ditës. Kryetari i komisionit Aleksandar Kiracovski ka shtyrë seancën për 10 minuta me qëllim të koordinohen grupet parlamentare.