Gjithsej 13-të aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në
rajonin e Qytetit të Shkupit. Në njërin prej tyre një person e ka humbur jetën, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë pesë persona. Në katër aksidente lëndime trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa në tetë aksidente të tjera është shkaktuar dëm material.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se policia rrugore ka sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh mes të cilave 28-të shoferë për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë për kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë.
Policia ka sanksionuar edhe 18-të shoferë pa patentë shoferi gjegjësisht me automjet të paregjistruar, 52 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt dhe 32 shoferë të biçikletave me motor, moped dhe
motoçikleta të cilët gjatë lëvizjes në rrugë nuk kanë mbajtur kasketë mbrojtëse në kokë.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” policia ka larguar 81 automjete.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim